Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët fitojnë katër vende të tjera në Kongres, vështirësohet puna për Republikanët


Tre vende për në Kongres kanë shkuar në favor të Demokratëve pas numërimit të votave, duke ngushtuar edhe më shumë mundësitë e Republikanëve për të fituar shumicën në Kongres.

Kongresmenet Julia Brownley (D-Kalifornia) e Norma Torres (D-Kalifornia) u projektuan nga Associated Press për të fituar garat e tyre përkatëse, ashtu siç ishte demokratja Marie Gluesenkamp Perez.

Këto rezultate e çojnë numrin e vendeve të fituara nga Demokratët në 204 nga 211 që kanë Republikanët ndërkohë që për të pasur kontrollin e Kongresit duhen 218 vende.

Ndërsa Senati do kontrollohet sërish nga Demokratët, që kanë marrë 50 vende nga 49 që kanë Republikanët, kur në garë ka mbetur edhe një vend.