Gazetari i investigativ i Report Tv, Adriatik Doçi, është dhunuar ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Gazetari është ndjekur nga disa persona nga pas dhe më pas është goditur me sende të forta, pranë banesë së tij në Tiranë, raporton Shqiptarja.com.
‘Persona të panjohur më qëlluan nga mbrapa me sende të forta kur po hyja në banesë!’- tha gazetari Doçi për Report Tv.
Adriatik Doçi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryen kallëzimin përkatës në polici.