Vendosni fjalën kyçe....

Ekoaktivistë nga grupi ‘E ardhmja e perimeve’ vandalizojnë Muzen Egjiptian në Barcelonë (Video)


Ekoaktivistët derdhën shurup dhe lëng panxhari, që përfaqësonin naftën e gjakun, mbi disa objekte të ekspozuara në Muzeun Egjiptian të Barcelonës, teksa bënë thirrje për një ‘ndryshim rrënjësor të sistemit’ për të na shpëtuar nga ‘urgjenca klimatike’.

Dy protestuesit, nga grupi i lidhur me Extinction Rebellion, Futuro Vegetal, synuan një mumje faraonike, ndërsa liderët botërorë janë në qytetin egjiptian të Sharm El-Sheikh për samitin e klimës Cop27.

Dyshja derdhën lëng mbi vitrinë dhe korniza fotografish përpara se të ngjitnin duart në mur dhe të deklaronin: “Po kalojmë një kolaps klimatik, duhet të veprojmë tani. Politikanët nuk do të na shpëtojnë nga kjo situatë emergjente klimatike. Ne duhet të veprojmë.”

Ata shfaqën gjithashtu një pankartë që kritikonte sponsorizimin e Coca-Cola-s për Cop27 dhe paralajmëronte për një rritje prej 2.5 gradë të temperaturave globale.