Interi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi sot në udhëtim kundër Atalantas, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium” përfundoi me rezultatin 2:3.
Edin Dzeko (36’, 56) dhe Jose Luis Palomino (62’ – autogol) shënuan për fitoren e “Nerazzurrëve”.
Ademola Lookman (25’ – nga penalltia) dhe Palomino (77’) ishin autorët e golave për vendasit.
Interi pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, me dy pikë më shumë se Juventusi, që sonte zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Lazios. Atalanta mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë.