Konsullata shqiptare në Stamboll ka njoftuar se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të vrarë apo lënduar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme.
Në njoftimin e konsullatës bëhej me dije se është në në kontakt të vijueshëm me autoritetet turke mbi ngjarjen e rëndë.
Po kështu konsullata ka publikuar dy numra telefoni për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Stamboll si turistë apo që punojnë e jetojnë aty dhe që kanë nevojë për ndihmë.
Numrat: +905396566219 e +905461000014
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16 e 20 në rrugën historike ‘Istiklal’ të Stambollit.
Deri tani nga shpërthimi kanë humbur jetën 6 persona ndërsa mbi 50 janë lënduar. Presidenti Erdogan theksoi se dyshohet për sulm terrorist dhe se autorët do marrin ndëshkimin e duhur.