Evropa ka nevojë për një autonomi më të madhe nga SHBA-ja, në mënyrë që të mos shqetësohet aq shumë për rezultatin e zgjedhjeve, ka argumentuar ministrja e Jashtme Catherine Colonna, e cila theksoi gjithashtu se lidhjet transatlantike duhet të mbeten të forta.
Në një intervistë për gazetën Le Parisien të botuar të shtunën, Colonna u pyet për pikëpamjet e saj për zgjedhjet afatmesme në SHBA. Ministri e përshkroi garën si ‘interesante’, duke vënë në dukje se republikanët nuk janë paraqitur aq mirë sa kanë parashikuar.
Në intervistë, Colonna vuri në dukje se Franca e Gjermania po kërkojnë të forcojnë më tej bashkëpunimin e tyre dhe se presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz e shohin aleancën franko-gjermane si ‘një forcë lëvizëse për Evropën’.
Diplomati përshëndeti vendimin e Berlinit për të rritur shpenzimet e tij ushtarake, duke shtuar se përpjekjet e kombeve individuale duhet të kenë qëllimin e përbashkët të forcimit të ‘sovranitetit evropian’.
Vërejtjet e ministers vijnë në një kohë tensionesh tregtare transatlantike. Muajin e kaluar, faqja e lajmeve Politico pretendoi se Parisi e Berlini kishin arritur një marrëveshje mbi masa të mundshme hakmarrëse të BE-së, të cilat do zbatoheshin nëse SHBA-ja do vazhdonte me shkurtimet e planifikuara të taksave dhe përfitimet e energjisë, që synojnë të nxisin firmat evropiane të zhvendosin prodhimin në SHBA.
Në shtator, Wall Street Journal raportoi se një numër i kompanive evropiane ‘që prodhojnë çelik, plehra kimike e lëndë të tjera ushqimore të aktivitetit ekonomik po i zhvendosin operacionet në SHBA’. Sipas shkrimitt, rritja e çmimeve të gazit në Evropë ishte një nga faktorët kryesorë pas vendimit të bizneseve për të lëvizur atje.