Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi 11-vjeçar në Angli ‘mposht’ Albert Einstein dhe Stephen Hawking në testin e inteligjencës ‘Mensa’


Një nxënës 11-vjeçar në Leeds, Angli, shënoi rezultatin më të lartë të mundshëm në një test Mensa,  duke mposhtur Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Nxënësi i mitur Yusuf Shah, 11 vjeç, mori 162 pikë në test, që është maksimumi për moshat nën 18 vjeç dhe përqindjen më të lartë të të gjithë njerëzve.

Thuhet se Hawking ka marrë 160 pikë dhe Ajnshtajni, i cili ndonëse nuk e mori kurrë zyrtarisht testin, besohet se ka arritur të njëjtën gjë.

Jusuf tha se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar dhe ai donte të testonte veten duke mbërë kuizin e inteligjencës.

Nxënësi i klasës të gjashtë Yusuf shpreson të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe tha se i pëlqen të bëjë gjithçka që stimulon trurin e tij.

Kur nuk është duke studiuar, 11-vjeçari luan Sudoku ose me kubin e Rubikut.