Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan në serrat me kanabis, gjykata lë në burg 11 të arrestuarit


Gjykata e Beratit ka vendosur sot të lërë në burg 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave me kanabis në Dimal.

11 të arrestuarit kanë dalë sot në Gjykatën e Beratit për masën e sigurisë.

Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar arrest me burg dhe gjyqtari Pëllumb Zaimi ka vendosur të pranojë kërkesë.

Nëntë burra dhe dy gra janë arrestuar nga Policia pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Rërëz, Dimaj ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Policia arrestoi shtetasit: Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli ( pronari që kishte lënë me qira serat), Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema, Izmira Mema.