Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet gruaja e dyshuar për bombën në Stamboll, Turqia akuza militantëve kurdë


Qeveria e Turqisë fajësoi militantët kurdë për shpërthimin që vrau gjashtë persona në rrugën kryesore tregtare të Stambollit dhe tha se policia kishte arrestuar 22 të dyshuar, duke përfshirë edhe personin që kishte vendosur bombën.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se urdhri për sulmin në ‘Avenue Istiklal’ është dhënë në Kobani, një qytet në Sirinë veriore, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane YPG në vitet e fundit.

Soylu shtoi se bombarduesi kishte kaluar nëpër Afrin, një rajon tjetër në Sirinë veriore. Gjashtë shtetas turq, u vranë në sulm.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Raportet e lajmeve televizive treguan pamje të një personi, që dukej të ishte një grua, duke lënë një paketë poshtë një shtrati lulesh të ngritur në rrugën historike Istiklal, një vend i njohur për blerësit dhe turistët me një linjë tramvaji.

Pesëdhjetë persona u nxorrën nga spitali pas sulmit të së dielës.

Nga të plagosurit të dielën, dy nga pesë personat që po trajtoheshin në kujdesin intensiv janë në gjendje kritike, tha zyra e Guvernatorit të Stambollit. Në spital po mjekohen ende 31 të plagosur.