Vendosni fjalën kyçe....

Basha u përgjigjet akuzave të kreut të PD-së: Treshja Rama-Berisha-Meta bashkë i kanë oligarkët, mediat, kullat, koncesionet e bandat


Lulzim Basha i është përgjigjur kreut të PD-së Berisha, i cili e akuzoi sot se është aksioner me kryeministrin Rama në aferën e Portit të Durrësit.

Ai tha se kur ka për të fshehur diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve.

Sipas Bashës, Trekëndëshi i Bermudës, të cilit i referohet për Ramën, Berishën e Metën është i pandarë në korrupsion e lidhje me krimin.

Basha shton gjithashtu se Rama, Berisha e Meta bashkë i kanë oligarkët, mediat, lejet, kullat, koncesionet, tenderat e bandat.

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.” – shkruan Basha në Facebook.