Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Bashës: Administratori i kunatit edhe te projekti i Portit të Durrësit


Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar sërish Lulzim Bashën për lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha u shpreh se administratori i kompanisë që do merret me projektin e Portit të Durrësit, rezultonte i punësuar në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Përsa i përket asaj, se kam thënë unë. E kanë thënë mediat që gjetën administratorin e kompanisë Simfoni që ishte krijuar nga Emar. E gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Më pyetën gazetarët, ky e shkarkoi, nuk e ka ditur. Pas një muaj, gazetarët zbuluan që ky vazhdonte tek kompania e Lulzim Bashës. Unë e besova kur tha se dha dorëheqjen. Ky nuk tha se dha dorëheqjen nga Emari. Vazhdonte punën këtu dhe tek Emari.

Edi Rama nuk ka diskutim askush që është aty. Këtu mund të kesh të drejtë, unë jam kryeministër dhe e them me bindje absolute. Që unë të fsheh 60% të aksionerëve, unë e bëj për vete këtë. Si do marr përsipër që të më hedhësh baltë mua. Si mund t’i heqë gjithë ato taksa unë, përveçse kompanisë time nuk ia bëj. Nuk bëhen nëse je i ndarë. As për vëllanë tënd”, deklaroi Berisha.