Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për protestën e 12 nëntori deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, se secili duhet ta dijë se ky është fillimi për votën e lirë.
Berisha u shpreh se asgjë nuk zgjidhet pa votën e lirë të qytetarëve ndërsa shtoi se kreu i qeverisë, Edi Rama, po vazhdon me të njëjtën strategji e taktikë të vjedhjes së zgjedhjeve.
“E kuptoj që ka shumë shqiptarë që janë me dhimbje të mëdha për çmimet, por i garantoj ata se asgjë nuk zgjidhet pa zgjidhur votën.
Asgjë nuk mund të zgjidhet. Duhet të zgjidhim votën, të votojmë të lirë, i siguroj se të gjitha të tjerat zgjidhen. Edi Rama po vazhdon me të njëjtën strategji e taktikë të vjedhjes së zgjedhjeve, dhe unë po e ndjek.
E konsideroj një mision, më të rëndësishmin që mund të bëhet. Duhet t’i kthejmë votën shqiptarëve, s’është çështje e pushetit të Sali Berishës, por jetike e shoqërisë shqiptare, ose do votojnë ose do dizintegrohen totalisht.”-tha Berisha.