Vendosni fjalën kyçe....

Biden flet pas takimit me Xi Jingping: Vendet të përkushtuara të ruajnë paqen në Tajvan dhe kundër luftës bërthamore


Presidenti amerikan Joe Biden nëpërmjet një konference për shtyp foli pas takimit të tij me presidentin e Kinës Xi.

Presidenti Joe Biden foli për rëndësinë e përdorimit të samitit të ardhshëm të G20 për të bashkuar një “koalicion të gjerë” kundër një sërë “sfidash të mëdha globale” duke përfshirë ndryshimin e klimës.

Nga bisedimet e tij me presidentin kinez Xi Jinping, ai thotë se ata patën një bisedë “të hapur dhe të sinqertë”.

Ai përsëriti se ata do të “konkurrojnë fuqishëm”, por jo se po kërkojnë “konflikt”.

Ai këmbënguli se politika Amerikës për Kinën nuk ka ndryshuar dhe të dyja janë të përkushtuara për të ruajtur paqen me Tajvanin.

Presidenti Biden tha se të dy vendet do të bien dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat globale dhe ata diskutuan gjithashtu kërcënimin e Rusisë kundër Ukrainës.

Ai ritheksoi angazhimin e të dy vendeve për të kundërshtuar luftën bërthamore.