Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë po ndodh me primaret e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023


Pas shpalljes së primareve, që do përcaktonin zyrtarisht kandidatët e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, selia blu përcaktoi edhe afatet për regjistrimin e kandidatëve.

Pas përfundimit të afatit zyrtar në fundjavë, janë përcaktuar emrat në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit.

Deri tani, nga bashkitë e mëdha kanë kandidatë alternativë për primaret bashkitë kryesore të vendit.

Në kryeqytet do garojnë shtatë emra, si mjeku Ilir Alimehmeti, deputeti Belind Këlliçi, aktivistja Adriana Kalaja, ish-deputeti Gerti Bogdani, aktori Julian Deda, anëtari Fatmir Merkoçi e Enkelejda Fejzo.

Për bashkinë e Kamzës kanë shpallur kandidaturat ish-deputeti Asllan Dogjani e ish-zyrtari i lartë i policisë Arjan Hoxha. Në Kavajë do kandidojnë ish-kryebashkiaku Isa Sakja e ish-kandidati për deputet Fisnik Qosja. Ndërkohë Elbasan, sturkturat kanë propozuar emrin e deputetit Luçiano Boçi kurse në Durrës, emri i vetëm në garë është kreu i degës së PD-së, Igli Cara.

Në Vlorë kanë shpallur kandidaturat deri tani nënkryetari i degës Hysni Sharra dhe mjekja Nada Daullja. Po kështu janë përcaktuar edhe emrat e kandidatëve për primaret në bashkitë e qarkut Korçë.

Në Korçë kandidojnë Ledina Alolli, Gjergji Gjata e Entela Dvorani. Në Pogradec kanë shpallur kandidaturat Zihni Tollozhina e Oligert Mucllari, në Devoll Vojsava Bregu, Arben Miza, Elvis Hajderlli, Xhensila Kapo, Çlirim Hoxha e Arben Spaho. Kurse në Maliq e Kolonjë kandidaturat e vetme janë Alfred Berberi e Ethem Lumani.

Strukturat e Shkodrës kanë propozuar 8 emra për primare si Bardh Spahia, Arben Lushaj, Lorenc Luka, Voltana Ademi, Irena Shestani, Nesti Kiri, Artur Luka dhe Ervin Gjini.

Ndërsa për Malësinë e Madhe ka disa emra që përfliten, një nga këto emra bëhet fjalë për Ramdan Likën, i cili pritet të lërë mandatin e deputetit si dhe Isa Rama.

Në bashkinë e Vaut të Dejës i vetmi i konfirmuar është Zef Hila, që pritet të lërë mandatin e deputetit kurse në Pukë, zyrtarisht në garë ka vetëm një emër, Rrok Deda.

Në Kukës kandidati i vetëm deri tani është mjeku Admir Sinamati ndërsa në Tropojë kandidojnë ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj e ish-kryebashkiaku Besnik Dushaj. Në Kurbin kandidatja e vetme është Lindita Toma.

Në Fier janë tre emra. Avokati Ermal Hamataj, Albano Zhapaj e Artur Mahmutaj. Lushnja është ende pa kandidat zyrtar ndërsa në Sarandë janë katër emra që garojnë si Ardit Cikuli, drejtor i bankës ‘Fibank’, avokati Ilir Nikolla, anëtari i Këshillit Bashkiak Ibrahim Bajrami e biznesmeni Armando Magllara. Edhe për bashkinë Tepelenë, numri i kandidatëve është i lartë pasi janë në garë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi.

Në Berat emri vetëm deri tani është ai i profesorit Sazan Guri.