Gazetari Klodian Tomorri ka dënuar sulmin ndaj kolegut Adriatik Doçi, i cili u dhunua pranë banesës së tij në Kamëz mëngjesin e djeshëm.
Ai bën thirrje që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen e rëndë ndërkohë fton të gjithë gazetarë e qytetarë që të dënojnë rastin.
Në shënim në Facebook, ai shkruan se krimi, korrupsioni e elita ekonomike janë fuqizuar jashtë mase në Shqipëri dhe përveç kolegëve, ai u bën thirrje edhe krerëve të politikës që të dënojnë sulmin ndaj Doçit.
Në reagimin e tij ai thekson edhe sulmet ndaj gazetarëve Elvi Fundo e Klodian Lala duke deklaruar se kjo është një vijë e kuqe që s’mund të shkelet.
“Dje ka ndodhur nje akt shume i rende. Gazetari Adriatik Doci, eshte sulmuar fizikisht. Policia duhet te zbardhe urgjentisht ngjarjen dhe e mira eshte qe te bashkohen te gjithe per ta denuar kete akt kriminal. Ne po jetojme ne nje vend ku krimi, korrupsioni dhe elita ekonomike eshte fuqizuar jashtezakonisht shume. Nese ketu do te fillojne te sulmohen gazetaret, Shqiperia shnderrohet shume shpejt ne nje shoqeri ku krimi nuk ka me frike nga asgje. Pervec kolegeve gazetare qe duhet te jene ne unison per kete ceshtje, i takon dhe te gjithe faktorit politik te denoje maksimalisht dhe te kerkoje zbardhjen me urgjence te ngjarjes. Pavaresisht qendrimeve editoriale, qe ka secili prej nesh kjo eshte nje pike ku nuk mund te kete cedim. Perndryshe Shqiperia behet e zeze. Kjo po behet me shume se shqetesuese. U sulmua kolegu Elvi Fundo, u sulmia kolegia Klodiana Lala. Stop. Kjo eshte nje vije e kuqe qe nuk mund te shkelet.” – shkruan Tomorri.
Gazetari Adriak Doçi u dhunua dje pranë banesës së tij në Kamëz. Ai u godit me sendet të forta ndërsa deri tani nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen.
Më herët dhuna ndaj tij u dënua nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e nga rrjeti rajonal i gazetarëve Safejournalists, të cilët kërkuan zbardhjen e ngjarjes e ndëshkimin e autorëve.