Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e anulimit të kopshtit “Zubeyde Hanim”


Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesë padinë e bërë nga prindërit e fëmijëve të kopshtit ‘Zubeyde Hanim’.

Prindërit e fëmijëve kërkuan anulimin e urdhrit të ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit por gjykata ka marrë vendimin për rrëzimin e kërkesës së bërë prej tyre.

Ndërkohë, avokatët e institucionit që po merren me ndjekjen e çështjes e cilësuan këtë vendim si të paligjshëm dhe paralajmëruan se do të bënin një ankimim në Gjykatën e Apelit, raporton Shqiptarja.com.

Në vendimet e qeverisë më 22 shtator, nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtit privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.