IBM ka zbuluar një procesor kuantik masiv 433-Kubit ‘Osprey’, duke sjellë gjithnjë e më afër llogaritjen praktike kuantike.
Duke punuar për një procesor 4,000-Kubit deri në vitin 2025, kompania duket se është në rrugën e duhur për të rritur çipat e saj kuantikë në nivele që nuk janë parë më parë në llogaritjen kuantike dhe së shpejti ata mund të jenë gati për të trajtuar detyra të pamundura për kompjuterët konvencionalë.
“Procesori i ri 433-Qubit ‘Osprey’ na sjell një hap më afër pikës ku kompjuterët kuantikë do të përdoren për të trajtuar probleme të pazgjidhshme më pare.” – tha Dr. Darío Gil, zv.President i Lartë i IBM dhe Drejtor i Kërkimit, në një deklaratë.
“Ne jemi vazhdimisht duke e rritur dhe avancuar teknologjinë tonë kuantike në të gjithë harduerin, softuerin dhe integrimin klasik për të përmbushur sfidat më të mëdha të kohës sonë, në bashkëpunim me partnerët dhe klientët tanë në mbarë botën. Kjo punë do rezultojë themelore për epokën e ardhshme të superkompjuterisë me qendër kuantike.”
Baza e një procesori kuantik është kubiti – një njësi bazë e informacionit kuantik që mund të marrë më shumë gjendje sesa një kompjuter tradicional.
Mënyra më e thjeshtë për ta shpjeguar atë është duke imagjinuar një kompjuter 8-bit kundrejt një kompjuteri 8-kubit: në sistemin konvencional, ku çdo bit mund të jetë ose 0 ose 1, ju mund të keni 00000000-11111111 dhe çdo kombinim në mes. Në një sistem 8-qubit, teorikisht mund të keni 00000000-99999999. Si i tillë, çdo kubit i shtuar në një procesor përfaqëson një hap të thellë në aftësi dhe fuqi të mundshme përpunuese.
Sidoqoftë, kubitët funksionalë janë të vështirë për t’u paketuar në një çip të vogël kompjuterik dhe shumë duhet të ndahen për kontrollimin e gabimeve pasi kompjuterët kuantikë janë të prirur të bëjnë gabime me një shkallë më të lartë se kompjuterët aktualë.
Si i tillë, shkallëzimi i çipave kuantikë deri në numra kubit funksionalë gjithnjë e më të lartë është thelbësor për t’i bërë ato të zbatueshme. IBM lëshoi një procesor 127-Kubit vitin e kaluar dhe ata nuk tregojnë shenja të ngadalësimit.
Tani, IBM synon të prodhojë një procesor 1000 kubitësh në vitin 2023, i cili do marrë kurorën nga Osprey si procesori më i madh kuantik në botë.