Media të ndryshme perëndimore raportuan sot se ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov kishte shfaqur probleme shëndetëore pas mbërritjes në Samitin e G20-ës në Indonezi. Sipas tyre, shefi i diplomacisë ruse u shtrua në spital pas mbërritjes në ishullin indonezian Bali.
Megjithatë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se raportet në fjalë ishin ‘lajme të rreme të nivelit të lartë’.
Zakharova, e cila është gjithashtu në Indonezi, tha se ajo lexoi historitë e mediave të SHBA dhe Britanisë së Madhe duke pohuar se nuk u beson syve.
Në një video, Lavrov tregoi se nuk ishte në spital. Zyrtari veteran i krahasoi lajmet e mediave perëndimore për shëndetin e tij të njëjta me ato për shëndetin e presidentit rus Putin.
AP dhe disa media të tjera perëndimore raportuan të hënën se Lavrov u dërgua në spital me probleme në zemër pak pasi mbërriti në Bali.
Zakharova më vonë postoi një video të shkurtër në Telegram, i cili tregonte Lavrov të ulur në tarracën e dhomës së tij të hotelit me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, teksa punonte me dokumente.
Diplomati 72-vjeçar i këshilloi gazetarët perëndimorë ‘të jenë më të sinqertë e të raportojnë të vërtetën më shpesh’ dhe të jenë më pak të njëanshëm kur mbulojnë ngjarje që lidhen me Rusinë.
Samiti i G20 mbahet në Bali të martën dhe të mërkurën.