Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkon debat me Ramën: Unë do i bie, do e thyej në mes me argumente me fakte


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë debatit në emisionin “Now” në Euronews Albania ka kërkuar një përballje televizive për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se Ramën mund t’ia sjellin në studio, ku t’i tregonte me fakte dhe argumente aferat korruptive.

Ajo çfarë kam thënë është aty dhe mbajeni aty. Unë merrem vërtet me më të fortin. Patjetër që kjo po ndodh dhe do ndodhë. Kjo nuk kishte lidhje që me datë 12 do t’i bie më të fortit, kur i forti është me charterin luksoz aty. Do ta bëni më të fortin? Ma sill më të fortin këtu në studio, i bie këtu në syrin tënd, me fakte, me argumente”, theksoi ai.