Kreu i Partisë së Lirisë shkruan se orteku nuk ndalet më dhe se protesta e 12 nëntorit ishte paralajmërim i qartën ndaj regjimit të dhunës.
Meta thekson se koha e sundimit të regjimit ka përfunduar dhe se koha e sundimit të ligjit e sovranit është pranë.
“Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan ai.
Reagimi i tij vjen dy ditë pas protetës së opozitës. Më herët kreu i PD-së Berisha tha se protesta nuk do ndalen deri në rrëzimin e sistemit monist.