Senatori republikan Josh Hawley ka bërë thirrje që partia t’i nënshtrohet reformës së thellë pas rezultave të zgjedhjeve afatmesme ku Republikanët humbën kontrollin e Senatit ndërsa nuk kanë konfirmuar ende marrjen në kontroll të Kongresit.
“Partia e vjetër ka vdekur. Koha për ta varrosur. Ndërtoni diçka të re.” – shkroi Haëley në Tëitter pas fitores së ngushtë të Senatores demokrate Catherine Cortez Masto (D-NV) ndaj republikanit Adam Laxalt në garën për Senatin e Nevadës.
Thirrja e Hawley-t për të ‘varrosur’ dhe ‘ndërtuar’ një Parti të re Republikane vjen pasi disa brenda partisë shpresonin se do të rifitonin kontrollin e Senatit në zgjedhjet e 8 nëntorit. Megjithatë, që nga e shtuna, Republikanët rrezikojnë të humbasin një vend në Senat në varësi të rezultateve të balotazhit në Georgia, që do mbahet në dhjetor.
Një ditë përpara zgjedhjeve afatmesme, Haëley tregoi mbështetjen e tij për ndryshimin brenda partisë pas deklaratës së tij se ai nuk do mbështeste Senatorin Mitch McConnell (R-KY) për udhëheqjen e Republikanëve të Senatit.
McConnell po përballet me kritika të shtuara nga brenda partisë pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit por ai ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit si lider i pakicës në Senat.