Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: 100 faqe kontratë për Portin e Durrësit pa emër investitori


Deputeti Agron Shehaj komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. Shehaj tha se Edi Rama ka gënjyer shqiptarët kompaninë duke përdorur emrin e Emaar.

Sipas Agron Shehajt, në kontratën prej 100 faqesh që disponon mungon përfituesi, investitori, ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një kompani që s’ka ekperiencë dhe qeveria do i besojë portin.

Shehaj u shpreh i bindur se nuk ka transparencë për përfituesit pasi përfituesi i vërtetë është Edi Rama.

“Dy elementë, s’kemi të bëjmë me Emaar, Rama ka gënjyer shqiptarët, opinionin publik, përdorim emrin e Emar për të thënë se është investim serioz, dhe jo nje aferë.

Gënjeu për 2 vite rresht që është Emaar. Emaar nuk ka. Kontrata me 100 faqe, mungon elementi më i rëndësishëm, përfituesi.

Kush është investitori? Kemi dy subjekte, një kompani që përdoret për të mbajtur aksione, kompani e para një viti, e sapo krijuar.

Nuk ka aktivitet, as të punësuar, është lloji i kompanisë. Shteti shqiptar do t’i japi Portin e Durrësit. S’ka garë, marrëveshja ska benefite.

Pse Rama do ta mbajë të fshehur investitorin final? Mund ta bëjë vetëm për veten e vet. Kudo ku nuk ka përfitues fundorë që njihen kush janë, ka një aferë.

Kush është kompania flamur? Eagle Hills e krijuar para disa muajsh në Shqipëri apo kompania Nish, e kontrolluar nga një offshore?”-tha Shehaj.