Emigracioni dhe pandemia Covid -19 e përshpejtuan përkeqësimin e shtesës natyrore të popullsisë duke bërë që lindjet të ishin më të ulëta se vdekjet në rang kombëtar edhe ketë vit.
Sipas të dhënave të INSTAT në 9 mujorin 2022 në total kishte 372 vdekje më shumë se lindjet, duke bërë që vendi të jetë në shtesë natyre negative edhe pse me ritme të ulëta se në vitin 2021.
Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se shtesa natyre ka pasur një trend negativ me të fortë në qarqet e mëdha të Jugut të vendit dhe në Shkodër, teksa qarqet me varfra kryesisht në Veriu ende ruajnë një trend rritës.
Në 9 mujorin 2021, Korça kishte përkeqësim më të fortë të shtesës natyrore, ku vdekjet ishin 711 më të larta se lindjet, duke bërë që popullsia e qarkut të bjerë në trend rënie pa kthim edhe në se emigracioni do të jetë në normat zero në vijim.
Pas Korçës, Fieri kishte rënien më të fortë shtesës natyrore me 554 vdekje më shumë se lindjet, Vlora me 543, Shkodra me 336, Gjirokastra me 332, Berati me 282 dhe Elbasani me 232.
Në krahun tjetër Tirana kishte shtesën më të larta të popullsisë në 9 mujor me 1952 lindje më shumë se vdekjet. Edhe pse lindjet në 9 mujor ishin 9% më të ulëta se njëjta periudhë e një viti më parë, vdekjet kanë pësuar rënie edhe më të fortë duke bërë që Kryeqyteti të ketë shtesë natyrore pozitive.
Pas Tiranës Durrësi ishte shtesë natyrore pozitive me 222 lindje më shumë se vdekjet, Kukësi me 217, Dibra me 160.
INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e ka qarku i Beratit me 8,7 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28,7 %.
Në tremujorin e tretë 2022, në 11 qarqe të vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e kishte qarku i Lezhës me rënie prej 29,7 %.
Vitin e kaluar ne tremujorin e tretë vala e vdekjeve për shkak të pandemisë ishte më e lartë se ketë vit.
Vitin e kaluar, shtesa natyrore e popullsisë ra në nivele negative për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit.
Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë, për shkak të efekteve negative të pandemisë Covid-19./B.Hoxha
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor