Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i Policisë së Tiranës për mjetet e blinduara, bashkë me Ramazan Rrajën u ndalua edhe Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së


Ramazan e Rexhep Rraja

Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja është shoqëruar bashkë me Ramazan Rrajën në operacionin policor për makinat e blinduara.

Ata janë ndaluar në një makinë të blinduar në Qafë Kashar.

Operacioni për mjetet e blinduara i Policisë së Tiranës është shtrirë në gjithë kryeqytetin ndërsa deri tani janë sekuestruar tre mjete të blinduara si dhe janë shoqëruar drejtuesit e disa mjeteve.

Ndërkohë babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja, tha se i biri lëviz me makinë të blinduar por kjo nuk është arsye për ta ndaluar.

Në një intervistë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ai tha se nuk i kanë dhënë asnjë arsye të ndalimit të të birit.

“Djali im nuk është në kërkim policor. Ngjarja e vitit 2021 për të cilën u akuzua asokohe është sqaruar, verifikuar dhe s’ka asgjë të vërtetë. Nëse tim biri i faktohet edhe një gjë e vetme, le të përgjigjet. Çdo ditë është në Tiranë. Kam dy që rri këtu dhe s’më ka sqaru njeri arsyen e ndalimit të djalit. Është e vërtetë që im bir lëviz me makinë të blinduar, po s’ka pse ndalohet për këtë gjë. Makinën e kam unë, jam i autorizuar. Është çdo gjë në rregull, sipas rregullave. I them prapë atij zotërisë, nëse ka gjë personale me mu, le të vazhdojë.” – tha Rraja.

Xhelal Rraja