Një 34-vjeçar dhe një 44-vjeçar shqiptar, pas arrestimit kanë dalë këtë të martë para gjykatës së Bruges në Belgjikë.
Të dy ata dyshohen për kontrabandë të qenie njerëzore, teksa u kapën në plazhin e De Panne në fund të tetorit. Synimi i tyre ishte të lundronin drejt Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet bregdetin belg me një gomone ku dhe do të transportonin 12 emigrantë.
Dyshja kanë pohuar në gjykatë se ishin aty për të peshkuar.
Me kërkesë të mbrojtjes, çështja u shty për 15 nëntor, ku dhe u vendos që dy shqiptarët të qëndrojnë në paraburgim.
Ata tani do të merren përsëri në pyetje,” tha avokati mbrojtës Anthony Demol.