Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve voton pro projektit të Portit të Durrësit, Bardhi acarohet dhe i hedh mikrofonin Bushkës (Video)


Komisioni i Ligjeve pas 5 orësh debate ka miratuar në fund projektligjin për marrëveshjen e për projektin e Portit të Durrësit.

Mbledhja është zhvilluar gjatë gjithë kohës me debate mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.

Në fund deputetët e opozitës janë acaruar me Kryetaren e Komisionit.

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ngrihet nga vendi, i rrëmben mikrofonin drejtueses së Komisionit dhe e hedh në mes të tavolinës.

Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka, ndërsa në këtë moment, Gazment Bardhi ngrihet nga vendi dhe i hedh mikrofonin.