Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Projekti i Portit të Durrësit nuk është strategjik, nuk do lejojmë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh dhe pastrim parash


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka rishpërndarë një nga deklaratat e tij ku thotë se projekti i ndërtimit të Portit të Durrësit nuk është aspak strategjik, turistik apo transformues për potencialin turistik të qytetit.

Sipas tij porti është prona më strategjike e vendit, ndërsa shtoi se nuk do ta lejojnë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh dhe pastrim parash.

Porti i Durrësit është prona më strategjike e Shqipërisë. Nuk do të lejojmë grabitjen e tij për ndërtim pallatesh dhe pastrim parash

Është shumë e qartë që projekti nuk është aspak strategjik, , nuk është aspak turistik dhe aspak transformues për potencialin turistik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë”-thotë Meta.