Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Aliev biseduam për gazifikimin e vendit dhe një rafineri ultramoderne në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama ka zbuluar temat e diskutimit të takimit me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Rama thotë se ka biseduar me të për nisjen e programit të gazifikimit të vendit me investim të Azerbajxhanit.

Gjithashtu Rama, thotë se u vendosën piketat konkrete për ndërtimin e një rafineria ultramoderne që do i japë fund varësisë nga nafta e importit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliev, patëm sot një bashkëbisedim si gjithmonë shumë miqësor, por edhe vërtetë të dobishëm për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, që nga nisja e programit të gazifikimit me investim të Azerbajxhanit, i cili do të nisë me një bashki që do të përcaktohet në një nga pikëkontaktet me TAP-in deri tek vendosja e piketave konkrete, për ndërtimin e një rafinerie ultramoderne, e cila do t’i japë fund edhe varësisë së vendit tonë nga nafta e importit”, shkruan Rama.