Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmoi Prokurorinë për dënimin e poetes për ndërtim pa leje, opozita sulmon Kryeministrin


Ndërsa Kryeministri Edi Rama sulmoi publikisht Prokurorinë e Tiranës për dënimin e poetes Mimoza Ahmeti për dënimin për ndërtim pa leje, dy përfaqësues të opozitës kanë sulmuar kreun e qeverisë për këtë rast.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shkruan se shteti i Ramës është me dy standarde.

Sipas tij dënon Ahmetin për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti dhe fal oligarkët që pastrojnë para në mes të Tiranës.

Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.

Zelli i drejtësisë së “Rilindjes” për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!

Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurtë!”-shkruan Blushi.

Nga ana tjetër, Salianji shkruan se Rama dënoi Ahmetin njësoj siç dënoi Bojken Lakon ndërsa gangot që ndërtojnë në mes të Tiranës nuk i prek dhe dënon askush.

Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit!

Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë!

Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njehere brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë perveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido që përpiqet të zbatoje ligjin apo të mos perfshihet në paligjshmeri dënohet!

Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ezkiston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as pergjigje nuk më kthen dot per oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën!

Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!”-shkruan Salianji.