Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët një hap larg marrjes në kontroll të Kongresit


Republikanët janë shumë pranë marrjes në kontroll të Kongresit, duke qenë se janë vetëm një vend larg numrit 218 që nevojitet për këtë, kur në lojë janë edhe 13 vende. Ndërkohë Demokratët kanë mundur të ruajnë kontrollin e Senatit.

Gati një javë pas zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit, republikanët kanë mundësinë të marrin nën kontroll njërën nga dhomat e parlamentit që do u jepte atyre fuqinë për të zbutur axhendën e adminsitratës Biden dhe për të nxitur një mori hetimesh. Megjithatë avantazhi i ngushtë numerik do përbëjë sfida për drejtuesit republikanë.

Edhe në rast se ata do arrijnë të fitojnë 219 vende në Kongres, sërish ka të ngjarë të kenë shumicën më të ngushtë të shekullit të 21-të. Kjo mund të ngjasojë me zgjedhjet e vitit 2001, kur republikanët kishin një shumicë prej nëntë vendesh, 221-212, me dy Kongresmenë të pavarur.