Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj akuza Ramës: Projekti i Portit të Durrësit grabitja e radhës e qeverisë, të japë llogari për abuzimet me pasuritë e shqiptarëve


Deputeti i PD-së Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Rama se ka vjedhur pasurinë publike në vend në 9 vitet e qeverisjes së tij duke i quajtur përalla deklaratat e tij për transformime e investime strategjike.

Demokrati shkruan në Twitter se projekti i Portit të Durrësit është dështimi e grabitja e radhës së qeverisë që duhet të japë llogari për abuzimet me pasuritë e shqiptarëve.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve.” – shkruan Alibeaj.