Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i përgjigjet Ramës: Ka 9 vite ofron pallavra për investime ndërsa i vjedh pasurinë qytetarëve


Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur reagimeve të kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit.

Alibeaj ka thënë se për gati 9 vjet kryeministri u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime, ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.

Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve”-shkruan Alibeaj.