Partia e Lirisë i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrit Rama, i cili pak çaste më parë sulmoi opozitën lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, shkrua se Rama po u kërkon qytetarëve të Durrësit që ta falënderojnë se po i vjedh portin e do që t’i bëjë për budallenj.
“Rama u kërkon durrsakëve që ta falenderojnë që po jua vjedh Portin dhe do që t’i bëjë edhe për budallenj.” – shkruan Blushi.
Më herët kreu i qeverisë shkroi në Tëitter se Durrësit do kthehet në destinacionet më të preferuara turistike të Mesdheut me projektin e portit dhe o do ngjitet në majë, ose do me opozitën do shkojë në plehra.