Vendosni fjalën kyçe....

Britania dhe Irlanda kandidojnë për organizimin e “Euro 2028”


Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e kanë prezantuar sot në UEFA kandidimin preliminar për ta organizuar Kampionatin Evropian në vitin 2028.

Gjithashtu, janë zgjedhur edhe 14 stadiume nga 10 qytete, të cilat do të ishin mikpritëse të garës më të madhe të futbollit evropian

Konsultimet me qytetet dhe me stadiumet do të vazhdojnë vitin tjetër me një rezultat final për 10 stadiumet që do t’i prezantohen UEFA-s në prill të vitit 2023.

Lista e stadiumeve që mund të prisnin “Euro 2028”:

  1. Birmingham – Villa Park
  2. Liverpool – Everton Stadium
  3. Londër – London Stadium
  4. Londër – Tottenham Hotspur Stadium
  5. Londër – Wembley Stadium
  6. Manchester – City of Manchester Stadium
  7. Manchester – Old Trafford
  8. Newcastle – St James’ Park
  9. Sunderland – Stadium of Light
  10. Dablin – Dublin Arena
  11. Dablin – Croke Park
  12. Belfast – Casement Park Stadium
  13. Glasgow – Hampden Park
  14. Cardiff – National Stadium of Wales