Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Shtetasi A.T banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.