Vendosni fjalën kyçe....

Mësohen emrat që marrin detyrat e reja në PL pas mbledhjes së Kryesisë


Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Partisë së Lirisë ka caktuar cilët do të jenë në postet drejtuese. Kështu mësohet se Petraq Milo do të jetë Sekretar për Çështjet Ekonomike, Edmond Panariti do jetë Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin, ndërsa në listën e mëposhtme tregohen edhe drejtuesit e Komisioneve.

EMËRIMET:

Prof.Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Prof.Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Z.Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Znj.Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Z.Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Znj.Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin

Znj.Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Z.Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Znj.Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen

Z.Klodian Gradeci – Kryetar i Komisionit të Energjetikës