Mbrëmjen e sotme Shqipëria luan një ndeshje miqësore ndaj Italisë në stadiumin ‘Air Albania’. Trajneri Reja duket e ka ndarë mendjen për formacionin në sfidën ndaj bashkëkombasve të tij.
Në portë pritet të jetë që nga minuta e parë Strakosha (Torino), ndërsa mbrojtja do përbëhet nga treshja Ismajli (Empoli), Kumbulla (Roma) e Mihaj (Famalicao) në qendër me Lenjanin (Umraniyespor) e Hysajn (Lazio) nga krahët.
Në mesfushë pritet të luajnë Bare (Espanyol), Abrashi (Grasshoppers) e Bajrami (Empoli) ndërsa dyshja e sulmit do formohet nga Broja (Chelsea) e Uzuni (Granada).