Aktorja amerikane Denise Richards e ka gjetur veten në një situatë kërcënuese për jetën ditën e hënë, kur pas një incidenti në rrugë shpërthyen të shtëna me armë zjarri.
Denise po shkonte në një studio filmike në Los Angeles bashkë me bashkëshortin e saj Aaron Phypers, i cili ndodhej në sediljen e shoferit.
Sipas TMZ, thuhet se makina e çiftit të njohur po përpiqej të futej në vendparkim, por shoferi pas tyre po acarohej.
Megjithëse Aaron Phypers e la të kalonte, shoferi qëlloi në pjesën e pasme të kamionit të tyre në anën e shoferit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Denise thuhet se ishte e shqetësuar, dhe kishte mbërritur duke qarë në xhirime. Dikush nga stafi pa vrimën e plumbit në kamion dhe thirri Policinë.
Denise thuhet se u mundua ta mbante veten nga emocionet dhe punoi për 12 orë dhe i shoqi qëndroi me të gjatë gjithë kohës. Kur ajo ishte gati të largohej, një polic jashtë detyrës që ishte në shesh i shoqëroi ata në autostradë, ku morën rrugën për në shtëpi.