Ervin Demo duket se do të jetë një nga kryebashkiakët që kryeministri Edi Rama i jep besimin për të kandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjatë vizitës së sotme në Berat, Rama foli me superlativa për punën e kryebashkiakut duke thënë se Demo po i jep drejtim punës.
“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë. Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’.”– deklaroi kryeministri.