Vendosni fjalën kyçe....

Rama sulmon opozitën për projektin e Portit: O me Durrësin në majë, o me ata në plehra


Kryeministri Rama ka mbrojtur sërish projektin e Portit të Durrësit, i cili është sulmuar ashpër nga opozita.

Ai shkruan në Twitter se projekti në fjalë do e shndërrojë qytetin në një nga destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.

Rama thekson se ose Durrësi do ngjitet në majë, ose do përfundojë me opozitën në plehra.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut,duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra!” – shkruan Rama.

Krerët e opozitës Berisha e Meta e kanë kundërshtuar projektin në fjalë si vjedhjen më të madhe në historinë e vendit dhe aferë korruptive.

Ndërsa kryedemokrati ka theksuar se projekti i Portit të Durrësit ka lidhje me Bjellorusinë e me biznesmenë serbë, kreu i Partisë së Lirisë thekson se projekti grabit rreth 800 mijë metra katrorë tokë publike, pastron para si dhe u kushton qindra milionë euro humbje taksapaguesve shqiptarë.