Vendosni fjalën kyçe....

“S’kam ardh të shaj Ramën, po pronat do i mbrojmë deri në fund” – Banorët e Bërxullës protestë para Kryeministrisë


Banorët e Bërxullës po protestojnë para Kryeministrisë pasi kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Projekti në fjalë sipas tyre parashikon prishjen e rreth 50 banesave si dhe zënien e rreth 300 hektarëve tokë.

Ata i kërkojnë qeverisë që t’i dëmshpërblejë sipas ligjit në të kundërt do i përshkallëzojnë protestat.

“Do e mbrojmë pronën tonë deri në pikën e fundit. Nuk jemi kundër projektit, por jo këto shpronësime. S’kam ardhur të shaj Ramën, por kam qejf t’i jap edhe dorën për një vepër të mirë që bëri në Bërxullë, për një shkollë, që fëmija e çunit tim sot ka hy në atë shkollë dhe unë jam shumë i gëzuar. Edhe ajo shkollë prapë ka difektet e veta se nuk ka ndriçim. Le të vijë në Bërxullë. Kanë nisur punimet në Fushë-Prezë. Në Bërxullë nuk është lejuar. S’duam të na zaptohet prona.” – tha njëri prej protestuesve.