Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Metës: Të anulohet akciza për birrën e verën, dëmton prodhuesit e vegjël


Pasi rreshtoi njëra pas tjetrës shqetësimet e tij në lidhje me buxhetin për vitin 2023, kryetari i Partisë së Lirisë ka propozuar disa amendamente për qeverinë.

Mes tyre ai bëri thirrje për të anuluar rritjen e akcizës për prodhuesit e verës dhe birrës.

“Duke ju falenderuar për punën që është bërë nga ju është e rëndësishme të avancojmë, jo vetëm për propozimin por edhe miratimin nëse do të aprovohet për anullimin e rritjes së aksizës për prodhuesit e birrës dhe të verës vendas të vegjël, për arsye se rritja e saj dëmton prodhimin vendor, rrit papunësinë dhe favorizon importin e këtyre produkteve. Ky unifikim i aksizës vjen në kundërshtim me direktiven 92/84/KEE të BE dhe i vendos këta prodhues në dizavantazh të thellë me prodhuesit e mëdhenj.

Do kërkojmë shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në kalimin e krizës për të mos rënduar në mënyrë të menjëhershme rritjen e barrës fiskale në këtë periudhë dhe për të mos i dekurajuar ata për të mos u larguar nga vendi. Dekurajimi i kapitalit njerëzor aq të domosdoshëm për zhvillimin e vendit.

Anullimin e vendosjes së gjobave në 10 fish për shkelje administrative e cila është si një ndryshim ligjor antikushtetuese dhe nuk merr në kosideratë parimin e propocionalitetit.”- tha Meta.

Ai ka paralajmëruar sërish protesta, duke kërkuar që të organizohen dhe të intesifikojnë edhe më shumë aksionin opozitar.

“Skandalet nuk kanë të sosur, ndaj edhe rruga jo vetëm e denoncimeve dhe propozimeve, por edhe e protestave dhe e organizimit mbarë qytetar dhe mbarë opozitar kundër kësaj qeverie e cila, i ka shpallur luftë qytetarëve, financave publike, interesit publik dhe kombëtar, i ka shpallur luftë detyrimeve që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizimi Asocimit dhe kërkesave për ecurinë e negociatave me BE duhet të intensifikojmë aksionin tonë si Parti e Lirisë, në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare.

Unë jam i sigurt se në këtë rrugë kjo qeveri që sot është pakicë e pakicës, edhe brenda PS rilindja është një pakice, pasi barra e kësaj krize nuk bie vetëm në shpatullat e qytetarëve që janë në opozitë me këtë qeveri por bien mbi gjithë shqiptarët.”- u shpreh Meta ndër të tjera.