Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk ka “nuk ka dyshim” se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni “nuk ishte ukrainase“.
Kështu raportoi agjencia e lajmeve Interfax.
Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë akses” në vendin, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.
Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte “ndoshta” i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase. Por nuk ka “asnjë tregues” se ky ishte një sulm i qëllimshëm.
Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se “nuk mund të përjashtojë” mundësinë se sulmi katër milje nga kufiri ukrainas ishte një “provokim“.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë”.