Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Berishës po i kërkojnë lekët 3 personat që i dha koncesione, prandaj sulmon projektin për Portin e Durrësit


Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, në replikat me deputetët e PD-së në Kuvend tha se arsyeja përse Sali Berisha po sulmon Portin e Durrësit është krejtësisht personale.

Ai akuzoi se shkaku pse po sulmohet projekti është se personat që Berisha iu ka dhënë 3 koncesione në Portin e Durrësit kur ishte në pushtet kanë ardhur që t’i kërkojnë paratë.

“Do shkosh te porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri me se s’keni zgjidhje tjetër. A e dini se sa koncesione ka dhënë Berisha në Portin e Durrësit, që s’kanë bërë asnjë investim, por i kanë sjellë dëme shtetit dhe halli i Saliut është terminali lindor në portin e Durrësit, koncesion i dhënë 1 muaj para se të ikë nga pushteti, terminali i kontejnerëve dhe ai i trageteve, janë 3 koncesione që ju i keni dhënë dhe keni hallin s ju kërkojnë ato që ua keni dhënë ju kërkojnë lekët, arsyeja pse janë mërzitur kaq shumë janë se persona që këta i kanë dhënë 3 koncesione kanë shkuar te Saliu dhe i kërkojnë lekët atij”, tha Balla.