Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ambasadori britanik ose është i korruptuar ose racist


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha e fajësoi ambasadorin për shpalljen e tij non-grata nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se ambasadori ka keqinformuar qeverinë britanike.

Berisha e cilësoi King-Smith si “racist ose të korruptuar” dhe tha se do të kërkojë të drejtën në Britani.

Unë besoj se korrupsioni nuk është vetëm fenomen shqiptar por edhe universal. Unë i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që non-grata bazohet mbi lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.

Do të bëj publike shpifjet e Alastair King-Smith, që dëshmojnë se ose është racist, që nuk besoj se është se po ta di që është i çoj 100 mijë vetë te ambasada. Ose pastaj është i korruptuar. Ato që ka shkruar ai për qeverinë e tij, do të bënin të skuqej çdo njeri. Ka shkruar se Sali Berisha ka lidhje me bandën e Elbasanit. Sali Berisha ka denoncuar tre herë më shumë se politikanët shqiptarë të marrë së bashku. Kush e ka thënë këtë? E ka thënë Lulzim Basha në një moment kur unë po bëja transparencë. Unë çdo bande i numëroja anëtarët.
A e bën ai këtë për të ndihmuar krimin në Shqipëri? Ai e bën për korrupsion. Është korrupsion monetar, politik apo shtrati? Ose është racist anti shqiptar
”-tha Berisha.