Vendosni fjalën kyçe....

Berisha jashtë Kuvendit: Do i hyjmë vezirit brenda, beteja e opozitës ka nisur e nuk ndalet më


Kreu i PD-së Berisha tha jashtë parlamentit se beteja opozitare do vijojë dhe nuk do ndalet deri në rrëzimin e qeverisë.

Ai denoncoi socialistët që po përpiqen të heshtin opozitën në Kuvend duke mos i dhënë fjalën ndërsa theksoi se brenda dy ditësh do vendoset data e protestës së radhës.

“Do t’i hyjmë vezirit brenda thuaji. Populli vjen këtu për banesat. Protesta do vendoset brenda dy ditëve. Këtu zbret Evropa, duhet të shohë popullin e saj, populli i saj është populli opozitar. Populli opozitar do jetë kët u patjetër, është betejë për votën e lirë, për dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Asgjë nuk na ndalon dot më.” – tha Berisha.