Është identifikuar autori i vrasjes së Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur te Kodra e Diellit më 31 tetor të këtij viti.
Ai dyshohet se është larguar jashtë vendit ndërsa sipas hetimeve paraprake, hakmarrja besohet se është motivi i krimit.
Sanaj u vra me breshëri automatiku sapo la makinën në garazh e doli jashtë. Autori dyshohet se e kanë ndjekur në këmbë duke e qëlluar më pas disa herë.
Vëllai i Sanajt, Renato Sanaj ka qenë i dyshuar më herët për një plagosje të ndodhur në vitin 2012 në Lezhë.
Viktima 39-vjeçar jetonte në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri muaj më parë. Ai jetonte në Lezhë dhe kishtë ardhur në Tiranë për dasmën e kushëririt.
Autorët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes ndërsa pak çaste pas krimit, në Qafë Kashar u gjet i djegur një mjet tip ‘Mercedes-Benz’, i cili dyshohet se u përkiste autorëve.