Një incident diplomatik ka ndodhur pak para mbërritjes së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në një vizitë zyrtare në Libi.
Siç shkruan gazeta Protothema, Dendias kishte planifikuar të zbriste në Bengazi që të takohej me presidentin e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohamed Menfi, por në momentet e fundit ju kërkua që të ndalonte në Tripoli.
Takimi thuhet se caktuar me kushtin që vetëm Menfi të ishte prezent dhe askush tjetër të mos merrte pjesë.
Megjithatë, siç rezultoi, Nikos Dendias u prit në aeroportin e Tripolit nga Ministrja e Punëve të Jashtme të qeverisë kalimtare të Dbeiba, Naila Mangous, e cila nënshkroi marrëveshjen turko-libiane me ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në tetor. Kjo marrëveshje u bazua në “memorandumin” e cilësuar si të paligjshëm turko-libian të vitit 2019, i cili është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Për këtë arsye Dendias nuk donte të takohej me të.
Pas disa bisedimeve, gjatë të cilave shkalla e avionit që transportonte Nikos Dendias nuk u ul kurrë, në fund u vendos që të anulohej vizita në Tripoli dhe të vazhdohej udhëtimi për në Bengazi për t’u takuar me presidentin e zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve atje, si dhe me zyrtarë të tjerë libianë.
Ministria e Jashtme e Libisë ka dhënë një deklaratë lidhur me çështjen, ku ka dënuar sjelljen e ministrit grek dhe theksoi se do të marrë masat e duhura diplomatike që ruajnë prestigjin dhe sovranitetin e shtetit libian.
“Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në Tripoli, ku ishte parashikuar të takohej me Presidentin Menfi, u anulua pasi Ministria e Jashtme libiane shkeli marrëveshjen që ekzistonte në lidhje me mostakimin me Ministrinë e Jashtme të Libisë.”- tha Ministria e Jashtme e Libisë.
Për prishjen e marrëveshjes me Ministrinë e Jashtme të Libisë ka folur edhe Nikos Dendias në postimin e tij në Twitter.
“Vizita ime në Tripoli, Libi, ku kisha planifikuar të takohesha me Presidentin Menfi, u anulua pasi Ministria e Punëve të Jashtme shkeli një marrëveshje për të mos u takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Libisë. Vizita në veri të Libisë vazhdon normalisht.”– ka shkruar në Twitter Dendias.
Η επίσκεψή μου στην Τρίπολη της Λιβύης, όπου είχε προγραμματιστεί να συναντήσω τον Πρόεδρο Μένφι, ματαιώθηκε, καθώς το 🇱🇾 Υπουργείο Εξωτερικών αθέτησε τη συμφωνία που υπήρχε όσον αφορά τη μη συνάντηση με τη Λίβυα ΥΠΕΞ. Το σκέλος της επίσκεψης στην Αν. Λιβύη συνεχίζεται κανονικά.
— Nikos Dendias (@NikosDendias) November 17, 2022
Megjithatë, Protothema shkruan se “kurthi” i libianëve nuk mbaroi me kaq, por pati edhe një fazë të dytë me refuzimin e autoriteteve libiane për të miratuar planin e fluturimit të avionit që transportonte Nikos Dendias në Bengazi.
Më në fund avioni u ngrit me vonesë dhe përmes FIR të Maltës arriti në hapësirën ajrore mbi Libinë lindore për t’u ulur përfundimisht në Bengazi.