Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: SPAK të marrë të pandehur Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës, të ndërpresë pagesat


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK-ut që të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës njësoj siç ka bërë me ato të Fierit e Elbasanit.

Në një deklaratë jashtë Kuvendit, ajo tha se pagesat për inceneratorin e Tiranës vijojnë ende ndërkohë që pronarët janë shpallur në kërkim nga drejtësia.

Kryemadhi tha se kryeministri Rama e kryebashkiaku Veliaj qëndrojnë pas inceneratorit të Tiranës.

“Ka inflacion skandalesh nga qeveria, është i vetmi rast ku kemi firmën e vulën e një kryeministri dhe disa kryebashkiakësh për inceneratorët. Rastet faktojnë vjedhjen e parave të buxhetit e jo vetëm shpërdorimin e detyrës. Duke ndjekur rastin zbuluam edhe evazionin fiskal dhe skemat e tjera të grabitjes së parave. SPAK ka lëshuar disafletëarreste. Ajo që është ulëritëse është se duhet sekuestruar inceneratori i Tiranës. Fieri dhe Elbasani janë sekuestruar e bllokuar ndërsa inceneratori i Tiranës vijon të marrë paratë e qytetarëve dhe shkojnë direkt në xhepin e koncesionarit. Rama e Veliaj janë kryesorët e inceneratorit të Tiranës, që vijon e merr para. Më e pakta që SPAK mund të bëjë është ndërprerja e pagesave për inceneratorin. Është absurde që inceneratori i Tiranës të paguhet ende ndërkohë që pronarët janë në kërkim nga drejtësia.” – tha Kryemadhi.