Deputeti i PD-së Alibeaj denoncoi socialistët në Kuvend se po marrin në mbrotje ministren e Jashtme Xhaçka, fati i mandatit të së cilës vendoset në seancën e sotme.
Ai tha se nuk mjafton leximi i një raporti po duhet debat për rastin në fjalë.
Kuvendi do vendosë sot nëse mandati i Xhaçkës do shkojë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar debat, po socialistët e kanë hedhur poshtë mundësinë e debatit duke pranuar vetëm leximin e raportit.
“Për çështjen e Xhaçkës, e kuptoj që keni marrë mision për ta mbrojtur. Nuk i dhatë të drejtë opozitës që të bënte pyetjen. Disa herë e shtyu për të mos u përballur me të vërtetën. Kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit apo tjetrës palë. Kërkohet debat. Çështje e konfliktit të interesit që parlamenti nuk duhet të ketë në shkelje të ligjit. Për mocionin sot, është kërkuar nga grupi parlamentar i PD dhe vendosni kohë që çdokujt t’i krijohet mundësia secilit që të flasë. Këtu nuk bëhet pazar me askënd.” – tha Alibeaj.